Në një kohë ku rrjetet sociale dominojnë, email marketing shpesh nënvlerësohet. Por në realitet, ai mbetet një nga kanalet me kthimin më të lartë të investimit (ROI).
Arsyeja është e thjeshtë, emaili ju lejon të komunikoni direkt me audiencën tuaj, pa u varur nga algoritmet.
Pse Email Marketing është kaq i fuqishëm?
- Ju zotëroni audiencën tuaj
- Mund të personalizoni mesazhet
- Mund të ndërtoni marrëdhënie afatgjata
Ndryshe nga reklamat, email marketing fokusohet tek besimi dhe marredheniet afatgjata.
Llojet kryesore të email flows:
Welcome Series
Ky është kontakti i parë me klientin. Një welcome email i mirë mund të përcaktojë nëse një abonent do të bëhet klient apo jo.
Abandoned Cart
Një nga mënyrat më efektive për të rritur shitjet. Shumë përdorues shtojnë produkte në shportë, por nuk blejnë. Një rikujtesë e thjeshtë mund të bëjë diferencën.
Post-Purchase
Mbani kontakt me klientët edhe pas blerjes. Kjo rrit besimin dhe mund të çojë në blerje të përsëritura.
Re-engagement
Riktheni klientët që kanë humbur interesin.
Email-et që duken personale performojnë shumë më mirë.
Përdorimi i emrit, rekomandimet bazuar në sjellje dhe segmentimi i listës janë thelbësore.
Gabimet që duhen shmangur
- Dërgimi i emaileve shumë shpesh
- Mesazhe shumë të përgjithshme
- Mungesa e një strategjie të qartë
Email marketing është një nga asetet më të vlefshme që mund të ndërtoni për biznesin tuaj. Ai nuk është thjesht një kanal, është një sistem për rritje të qëndrueshme
